Për shkak të borës, ndalohet lëvizja e makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Për shkak të borës, ndalohet lëvizja e makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:42
Foto Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe kushte dimërore në disa vende.

Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullim të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër. Siç informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, ndalesa është vendosur në orën 10:00.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Rekomandohet vozitje e kujdesshme, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimeve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat