64 vjeçari K.N. nga fshati Gllogjë të Tetovës është arresuar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme plumbash për të cilat nuk ka pasur dokumentet e nevojshme, njofton MPB, transmeton Zhurnal.
Sipas informatave, gjatë kontrollës janë gjetur 185 plumba të kalibriti 7,62 mm dhe 40 plumba të kalibrit 6,35 mm.
K.N. është arrestuar dhe ndalur në stcionin policor në Tetovë për procedura të mëtutjeshme.