Rrjedhin afatet e KSHZ-së për organizimin e zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Rrjedhin afatet e KSHZ-së për organizimin e zgjedhjeve presidenciale

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:06
Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Sipas afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale që vijojnë, Ministria për Shoqëri Informatike dhe administratë deri tek Komisioni më së voni deri nesër duhet të dorëzojë të dhënat për të punësuarit në administratën shtetërore dhe komunale, administratën e Qytetit të Shkupit si dhe të administratëss publike, për formimin e komisionieve zgjedhore komunale.

KSHZ është e obliguar në afat prej 5 ditësh, ose më së voni deri më 21 shkurt të informojë komisionet komunale zgjedhore, në bazë të të dhënave të mara nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Nga ana tjetër, sot pas përfundimit të afatit ku KSHZ dorëzon kërkesë deri tek partitë politike nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë kishin fituar më së shumti vota, të dorëzojnë propozime për anëtarë dhe zëvendës të tyre përshkak formimit të bordit zgjedhor për konsulatat diplomatike.

Deri nesër Ministria për Punë të Jashtme, deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor i dorëzon të dhënat për diplomatët të punësuar në konsulatat përkatëse përshkak formimit të bordeve zgjedhore. Komisioni duhet të formojë bordet më së voni deri më 21 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat