Gjuha maqedonase zyrtarisht është pranuar nga institucionet

Maqedonia

Gjuha maqedonase zyrtarisht është pranuar nga institucionet

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Foto

Në shpalljen e Gazetës Zyrtare, Ministria për Mbrojtje Civile e Greqisë, kërkojnë persona të cilët e njohin gjuhën maqedonase për punësim në Agjencinë nacionale për Kundërzbulim, që njëkohësisht është njëra ndër përdorimet e para zyrtare të këtij termi, pas hyrjes të fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Në shpallje, në pjesën ku janë theksuar gjuhët që duhet t’i njohë kandidati, te gjuha maqedonasi në thonjëza qëndron (sllave).

Agjencia Nacionale për Kundërzbulim të Greqisë, ka hapur shpallje për plotësimin e 302 vendeve të punës, ndërkaq në sektorin për përkthim, interpretim dhe dëgjim, do të punësojë 56 persona të cilët i njohin gjuhët: anglishten, frëngjishten, gjermanishten, spanjishten, italishten, arabishten, bullgarishten, rusishten, turqishten, por edhe maqedonishten (sllave).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat