Çmimet e larta të energjisë elektrike, kontrolloni shpenzimet paraqitni vjedhjet - Bota Sot
Çmimet e larta të energjisë elektrike, kontrolloni shpenzimet paraqitni vjedhjet

Maqedonia

Çmimet e larta të energjisë elektrike, kontrolloni shpenzimet paraqitni vjedhjet

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:42

Banorët e Shkupit dhe më gjërë në rrjetin social Facebook përmes fotografive të faturave të tyre, ditëve të fundit ankohen për fatura të larta të energjisë elektrike, dhe thonë se kanë dyshime se energjia e tyre po vidhet nga komshinjtë apo objektet në afërsi të shtëpive të tyre. Ata nuk dinë se ku të drejtohen për dyshimet e tyre dhe për tu vërtetuar në shpenzimet e bëra të energjisë elektrike që jepen në faturë.

Në faqen e OJQ Duam Çair të Pastër është hapur një debat lidhur me këtë çështje ku shumica e personave ankohen tej mase që u kanë ardhur fatura të larta (deri në 25 mijë denarë për shtëpi banimi), që sipas tyre është e tepruar dhe se jetojnë në shtëpi dhe jo në ndonjë restorant apo kafene, dhe disa nga dyshojnë në vjedhje apo mosfunksionim të sistemit matës të orëve të rrymës por nuk dinë se ku të drejtohen për dyshime të tilla apo korrigjim të faturave të tyre.

Nga kompania e cila bëhet furnizimi me energji elektrike – EVN, Vjosa Selimi sqaron për Portalb.mk se si mund të veprojnë personat të cilët dyshojnë se fatura e energjisë elektrike nuk korrespondon me atë që ata kanë shpenzuar.

“Konsumatorët të cilët mendojnë se kanë pranuar fatura për energji elektrike me çmim më të lartë se konsumi i tyre, mund ta krahasojnë konsumin e shprehur në kWh të shënuar në faturat e tyre me konsumin në kWh të njehsorit të tyre. Në qoftë se ekziston dallim në kWh, konsumatorët mund të drejtohen deri te Elektrodistribucija me kërkesë për korrigjim”, tha Selimi.

Sa i përket dyshimit për vjedhje të mundshme, Selimi sqaron disa mundësi se si të bëhet raportimi i saj.

“Konsumatorët që dëshirojnë të raportojnë vjedhje, kanë mundësi këtë ta bëjnë me plotësim të formularit që gjendet në ueb faqen e Elektrodistribucija, nëpërmjet telefonit, e-mailit, dërgimit të letrës ose duke u drejtuar personalisht tek qendrat e Elektrodistribucija. Raportimi dhe të dhënat e shënuara trajtohen si konfidenciale dhe gjithashtu ekziston mundësia për paraqitje anonime të vjedhjes. Pas raportimit për vjedhje, ekipet e Elektrodistribuimi dalin për kontrolle në terren. Në rast të konstatimit të vjedhjes, rasti paraqitet në MPB e cila ngrit kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike. Në raste të caktuara siç janë njehsor i pa lajmëruar, lidhje me vetdëshirë pas shkyçjes etj., Elektrodistribuimi parashtron kallëzim drejtpërdrejtë në PTHP, pa e përfshirë MPB”, tha për Portalb, Selimi.

Ajo gjithashtu tregoi dënimet e atyre që kanë kryer veprën penale të vjedhejs së energjisë, mirëpo nuk sqaroi se personat e dëmtuar do të dëmshpërblehen.

“Dënimet ligjore për keqpërdorime në lidhje me energjinë elektrike, energjinë e ngrohjes dhe gazin natyrorë, varen nga vlera ose dëmi dhe të njejtat variojnë deri më 3 vite burgim ose deri më 5 vite burgim, të përcjellura me dënim monetar. Është e rëndësishme të përmendet se Elektrodistribucija është kompetente të ndërmerr masa juridike për të gjitha rastet e vjedhes të kryera vetëm në rrjetin e Elektrodistribucija. Kjo do të thotë që mund të ndërmerr masa juridike për të gjitha veprimet jashtëligjore të konsumatorëve që kryhen deri te pika matëse (njehsori). Rrjeti që vazhdon pas njehsorit është në pronësi të konsumatorit dhe Elektrodistribucija nuk është kompetente për të. Defektet eventuale ose vjedhjet e kryera në këtë pjesë, konsumatorët duhet t’i trajtojnë vetëm, ndërsa Elektrodistribucija mund të japë vetëm mendim për to”, shtoi Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...