Antikorrupsioni, hetime për punësimin me pushtetarëve

Maqedonia

Antikorrupsioni, hetime për punësimin me pushtetarëve

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:04
Anti-korrupsionerët

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka hapur hetim për mënyrën e punësimit të 18 personave të cilët së fundmi dyshohet se janë punësuar nga funksionarë të lartë të pushtetit. Në seancën e dytë të mbajtur, anti- korrupsionerët njoftuan se ky është vetëm fillimi, ndërsa lista e hetimeve do të zgjerohet edhe më tej.

“Kjo është faza e parë dhe më tej lista do të rritet, do të bëjmë përfshirje, minimum prej vitit 2015 e këtej, prej kur ka hyrë në fuqi Ligji për nëpunës administrativ dhe Ligji për të punësuarit në sektorin publik”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit antikorrupsion.

Anëtarët e anti-korrupsionit, në seancën e sotme vendosën të mos bëjnë interpretime të neneve dhe ligjeve për punësim në prag të zgjedhjeve presidenciale. Goran Tërpenovski, tha se institucionet që kanë kërkuar një gjë të tillë duhet të lexojnë vetë ligjet dhe të mos e ngarkojnë anti-korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat