Maqedoni. është arratisur një i dënuar nga Burgu i Shutkës

Maqedonia

Maqedoni. është arratisur një i dënuar nga Burgu i Shutkës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:05
Burgu i Shutkës

Një i dënuar 34-vjeçar në Burgun e Shutkës dje ka ikur nga burgu. Informatën për ikjen e tij e kanë konfirmuar në Ministria e Punëve të brendshme dhe drejtori i Burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, shkruan Mkd.mk.

Ai deklaroi se bëhet fjalë për person të dënuar nga tretmani liberal i cili ka qëndruar në Repartin gjysmë të hapur dhe ka qenë i angazhuar në kantinën e burgut. Ka vuajtur dënim me burg prej tre vjetësh për shkak shitjes jolegale të petardëve.

Për vuajtjen e dënimit i kanë mbetur edhe 10 muaj. Sipas Kotevskit, kjo nuk ka qenë ikja e parë.

Personat kompetent të burgut dje rreth orës 13:00 kanë denoncuar se i burgosuri nuk është. Nga policia thonë se e dinë për rastin dhe se do të ndërmarrin masa për ta gjetur personin e dënuar për të cilin është denoncuar se është në arrati.

Në Burgun hetues të Shutkës, përveç të paraburgosurve, ndodhen e persona që vuajnë dënime me burg prej 6 muajsh deri në tre vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat