Hasani: 19 vjeçarja në gjendje kritike, për momentin është dërguar në operacion

Maqedonia

Hasani: 19 vjeçarja në gjendje kritike, për momentin është dërguar në operacion

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Dr-Ilir Hasani

Vajza 19 vjeçare me lëndime në pjesën e shpatullës e cila është në gjendje kritike, për momentin është dërguar për operim në Klinikën “Nënë Tereza” ka theksuar Ilir Hasani.

Sipas informatave të fundit nga spitalet ku po trajtohen të lënduarit e aksidentit tragjik në Llaskarcë, bëhet fjalë për 5 pacientë të cilët janë në gjendje kritike.

Tre nga ata janë në kurim intensiv në Klinikën për anestezion dhe re-animacion dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e vështirë, derisa dy të tjerë janë në Spitalin e Qytetit “ 8 Shtatori” dhe janë me lëndime në tru dhe po mbahen në jetë për aparaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat