Aksion gueril në UKM, kërkohet shkarkimi i Vankovskës për shkak të deklaratave në lidhje me aksidentin tragjik

Maqedonia

Aksion gueril në UKM, kërkohet shkarkimi i Vankovskës për shkak të deklaratave në lidhje me aksidentin tragjik

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:16
Universiteti “Kirili dhe Metodi”

Sot përmes një aksioni gueril në oborrin e Universitetit “Kirili dhe Metodi” (UKM) në mënyrë simbolike është kërkuar shkarkimi i profesoreshës së këtij universiteti, Biljana Vankovska.

Në disa fotografi të Vankovskës është shkruar fjala “përjashtim”, si reagim ndaj gjuhës së saj që përdori në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në rrugën Shkup-Tetovë.

Aksionin gueril e ka nisur Forumi Rinor Shqiptar.

“Nxitja e gjuhës së urrejtjes, me përmbajtje johumane dhe joetike nga profesoresha universitare, e cila është e obliguar për ngritjen e vetëdijes arsimore-akademike, është skandaloze dhe e papranueshme”, thonë nga FRSH.

Ata kërkojnë që organet kompetente urgjentisht të zgjidhin këtë problem, si dhe MPB-ja, Prokuroria dhe Rektorati të marrin masa ndëshkuese dhe të shkarkojnë profesoreshën Biljana Vankovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat