Maqedoni, rritet qarkullimi në industri - Bota Sot
Maqedoni, rritet qarkullimi në industri

Maqedonia

Maqedoni, rritet qarkullimi në industri

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Qarkullimi në industri në dhjetor të vitit 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 është rritur për 6,1 për qind, ndërsa në periudhën janar – dhjetor të vitit 2018 në krahasim janar – dhjetor të vitit 2017 shënon rritje për 12,5 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, qarkullimi i përgjithshëm në industri në dhjetor të vitit 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç në energji për 3,3 për qind dhe te Prodhimet kapitale për 10,1 për qind, derisa rënie ka te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 8,7 për qind dhe te prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,9 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, qarkullimi në industri e tregut vendor në dhjetor të vitit 2018 në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 është ulur për 5,2 për qind. Shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0,4 për qind, derisa rënie ka te Prodhimet kapitale për 3,8 për qind, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,1 për qind, Prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,1 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,9 për qind.

Qarkullimi në industri e tregut vendor në dhjetor të vitit 2018 në krahasim me nëntorin e vitit 2018 është më i ulët për 2,3 për qind, derisa në periudhën janar – dhjetor të vitit 2018 në krahasim me janar-dhjetor të vitit 2017 shënon rritje për 1,4 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...