Flet Lulzim Dalipi nga Gostivari, njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë

Maqedonia

Flet Lulzim Dalipi nga Gostivari, njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:49
Lulzim Dalipi

Kur ka ndodhur tragjedia ka tentuar të flejë në autobus, por kjo i është kthyer në fotografi tmerri të cilat kanë pasuar me thirrje dhe piskama nga lëndimet. Dalipi punon në Fondin Pensional që nga viti 2004, sizakonisht ka audhëtuar me veturë, por mbrëmë siç edhe disa herë tjera i ka ndodhur, është kthyer me autobus.

“Aq sa mbajë mend, pasi pompës së benzinës 7 Vëllezërit u kthye majtas, deri aty isha në vetëdije, goditi pankinat, u rrotullua dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë. Disa njerëz me veturë private më dërguan në spital”, thotë Dalipi.

Ndërkohë që ka udhëtuar në pjesën e pasme të veturës, ai ka qenë në vetëdije, kështu ishte edhe mëngjesin e sotëm kur foli parra gazetarëve i shtrirë në krevat.

“Mirë jam, i vetëdijëshëm, kam dhimbje në kurriz dhe kam brinjë të thyer”, thotë më tej Dalipi.

Dalipi është mesin e atyre pak personave me lëndime më të lehta të cilët ende mbahen në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat