Më shumë se tre orë vajza 19 vjeçare në operacion, po tentojnë t’ia shpëtojnë këmbën

Maqedonia

Më shumë se tre orë vajza 19 vjeçare në operacion, po tentojnë t’ia shpëtojnë këmbën

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

Dy pacientët e Qendrës urgjente kirurgjikale 19 dhe 38 vjeç, ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërkohë është përkeqësuar edhe gjendja e një pacienti tjetër.

Vajza 19 vjeçe u desh që të futet për të dytën herë në operacion, për të provuar mundësitë që ti shpëtohet këmba e majtë, dhe tani pas më shumë se tre orësh operacion, nuk dihet se çfarë so të ndodhë me vajzën.
Paraprakisht hymë në spital për të parë të lënduarit, por arritëm të bisedojmë vetëm me njërin prej pacientëve që sot do të lëshohet në kurim shtëpiak.

Ai nuk deshi të flasë para kamerës, por në bisedë na rrëfeu se si kishte parë tmerrin me sy, dhe se nuk mbante asgjë mend, përveq autobusin mbi kokë. Por ai falënderon Zotin që është një ndër të paktët që ka kaluar me më pak lëndime, pasi e ka vetëm krahun e lënduar.
Në spital para disa orësh erdhi edhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Në spitalin kirurgjik të Spitalit Shtetëror janë shtruar 8 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat