Punësimet, funksionarët njoftuan antikorrupsioni

Maqedonia

Punësimet, funksionarët njoftuan antikorrupsioni

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Komisionin Antikorrupsion

Deputetja e LSDM-së Mira Stojçevska sot e ka informuar Komisionin Antikorrupsion se djali dhe vëllai i saj janë të punësuar në kompani shtetërore. Kjo është njëra prej mënyrave me të cilat zyrtarët marrin mbrojtje në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave. Përveç Stojçevskës, të njëjtën gjë para disa ditësh e ka bërë edhe deputeti i shumicës parlamentare Goran Misovski për djalin e tij, i cili na konfirmoi përmes SMS porosisë. Por, procesi nuk përfundon këtu, shprehen për Alsat anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion. Për të gjitha punësimet nën ombrellën e shtetit që janë të dyshimta do të hulumtohet.

A do ta dëgjojnë zyrtarët aktual kryeministrin Zoran Zaev dhe do t’i urdhërojnë familjarëve që të heqin dorë nga puna shtetërore ose nga ana tjetër, do të mbeten në punë, sot nuk morëm përgjigje nga asnjëri prej të prekurve. Anëtarët e Komisionit Anti-Korrupsion shprehen se nuk mund t’ua ndalojnë familjarëve dhe miqve të zyrtarëve që të konkurrojnë për punë në kompani shtetërore. Por, prandaj pushteti ekzekutiv paralajmëroi se është duke përgatitur rregulla të reja për punësim në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore. – theksoi Shemshi Sallai, anëtar i KSHPK

„Në Qeveri përgatitet ligj i ri për emërimin e pozicioneve udhëheqëse në kompanitë dhe institucionet shtetërore. Komisioni i pavarur i përbërë prej anëtarëve të cilët nuk vijnë nga institucionet shtetërore do të bëjnë dhënien e pikave për personat që do të konkurrojnë për funksionarë të ardhshëm. Ky Komision sipas rregullave do të duhet të dorëzojë listë në Qeveri, e më pas Qeveria të vendosë se kush do të ulet në vendin e zyrtarit “.

Pas reagimeve të ashpra në opinion dhe në rrjetet sociale, ditëve të fundit, nga Qeveria njoftuan se kryeministri Zaev ka vendosur që të gjitha punësimet nën ombrellën e shtetit të personave të afërt me zyrtarët të pezullohen dhe përfundimisht të marrë fund praktika e nepotizmit e cila zgjatë më shumë se një dekadë. Si ndërmarrje më tërheqëse shtetërore për punësimin e familjarëve të funksionarë janë kompanitë energjetike ELEM dhe MEPSO, si dhe Agjencia e Aviacionit ku përveç të gjitha përfitimeve që i gëzojnë nëpunësit shtetëror, marrin edhe pagë mujore disa herë më të lartë sesa paga mesatare në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat