BE-ja edhe zyrtarisht është njoftuar për ndryshimin e emrit të Maqedonisë - Bota Sot
BE-ja edhe zyrtarisht është njoftuar për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Maqedonia

BE-ja edhe zyrtarisht është njoftuar për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht është njoftuar se Maqedonia e ka ndërruar emrin kushtetues në Republika e Maqedonisë së veriut, kumtoi sot Shërbimi për Aksion të Jashtëm i BE-së (EEAS).

“Sot BE u informua nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut për emrin e ri, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. E përshëndesim ngrohtë këtë hap historik, që paraqet shembull për pajtim të rajonit të Ballkanit perëndimor dhe më gjerë”, thuhet në kumtesë.

EEAS, të cilën e udhëheq Federika Mogerini, dhe e ndërmjetëson dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e ka uruar Maqedoninë e Veriut për suksesin e madh dhe hapjen e faqes së re të “ardhmërisë sonë të përbashkët evropiane”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...