Popov: Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e plotë të Bullgarisë për antarësim në NATO

Maqedonia

Popov: Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e plotë të Bullgarisë për antarësim në NATO

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:24
Konstantin Popov

Protokolli qasës i anëtarësimit të vendit në NATO, sot ka kaluar hapin e parë edhe në Parlamentin e Bullgarisë, ku u mbështet nga Komisioni për Mbrojtje.  Kryetari i këtij komisioni, gjeneral Konstantin Popov, tha se Bullgaria para 27 viteve e ka njohur e para Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe si vend të pavarur. Ai po ashtu tha se, Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në mbështetjen e plotë bullgare dhe në bashkëveprim për anëtarësim të plotë në NATO.

“Sot Bullgaria edhe njëherë shprehi qëllimet e saj të mira drejt fqiut tonë. E Përshëndesim Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në Aleancën Veriatlantike. Bullgaria këtë vit do të shënoj 15 vite nga anëtarësimi i saj në Aleancë dhe me gëzim do ta ndajmë me fqinjin tonë përvojën nga anëtarësimi në Aleancë. Ky është edhe një hap drejt përforcimit të stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimore, si dhe zgjerimit të mundësive për bashkëpunim”, tha Popov.

Ndërkohë, protokolli qasës u votua dje edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ai tha se, marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat