MPB ka ndërmarrë masa për parandalimin e ndonjë sulmi të mundshëm nga ISIS në Maqedoni

Maqedonia

MPB ka ndërmarrë masa për parandalimin e ndonjë sulmi të mundshëm nga ISIS në Maqedoni

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:36
Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme pas marrjes së informacionit nga vendet partnere për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në vend ka ndërmarrë disa masa dhe aktivitete për parandalimin e tyre.

“Ministria e Punëve të Brendshme pas marrjes së informacioneve të më hershme nga vendet partnere, në lidhje me planet potenciale dhe qëllimeve për kryerjen e sulmeve terroriste në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga ana e strukturave të njësive radikale mbështetës të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operative-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve të mundshëm për kryerjen e sulmit.

Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist, Ministria për Punë të Brendshme ka përgatitur plan të aktiviteteve, për të cilën janë marrë masa të caktuara këshilluese për zbatimin e tyre. Pas marrjes së urdhrave në disa lokacione të territorit të vendit janë bërë kontrolle me çka janë konfiskuar mjete lidhur për ndonjë sulm të mundshëm”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga atje thonë se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me veprimet, masat dhe aktivitetet me të cilat siguron sigurinë e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat