Ndalohet qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:10
Rruga Mavrovë-Dibër është ndaluar për qarkullim të automjeteve të peshave të rënda.

Për shkak të reshjeve të borës rruga Mavrovë-Dibër është ndaluar për qarkullim të automjeteve të peshave të rënda.

Siç deklarojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, urdhri i ndalesës ka hyrë në fuqi që nga ora 17:10.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Siç deklarojnë nga LAMM, reshje të borës me intensitet të ulët ka në Kodrën e Diellit, Dibër, Prilep dhe në Strazhë, Bukovë dhe Plletvar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat