Filipçe: Situata me gripin është nën kontroll - Bota Sot
Filipçe: Situata me gripin është nën kontroll

Maqedonia

Filipçe: Situata me gripin është nën kontroll

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:43
Venko Filipçe

Situata me gripin momentalisht është nën kontroll, ndërsa këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka 24% më pak raste të të prekurve, tha ministri Venko Filipçe.

Deri më 10 shkurt janë regjistruar gjithsej 2.246 të sëmurë nga gripi. Ndërkohë që javën e kaluar për shkak të gripit, siç thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik, kanë ndërruar jetë dy persona të moshës 5 dhe 25 vjeç.

“Tani për tani situata me gripin është nën kontroll. Edhe pse ka rritje të rasteve në ditët e kaluara, përqindja e pacientëve të sëmurë është rreth 24% më e ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për ata është vënë në dispozicion një sektor i veçantë në Klinikën Infektive. Po trajtohen në mënyrë adekuate, si këtu ashtu edhe në hapësirat e tjera infektivë ne qytetet tjera. Me fruthin , situata është e tillë që çdo ditë vijnë nga 5-6 pacientë, në fakt dje janë kontrolluar 7 pacientë. Një numër i vogël janë mbajtur në spital, ndërsa pjesa tjetër janë lëshuar në shtëpi”, tha Venko Filipçe- Ministër i Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...