Pasi u parandalua sulmi terrorist në Maqedoni, reagon ambasada e SHBA-së

Maqedonia

Pasi u parandalua sulmi terrorist në Maqedoni, reagon ambasada e SHBA-së

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 07:43
Ilustrim

Menjëherë pas komunikatës së Ministrise se Bredshme ne Maqedonine e Veriut se struktura radikale të ISIS-it kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëroi se është rritur rreziku nga sulmet terroriste.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane thotë se qytetarët janë caku i terroristëve të ISIS-it.

“ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.

“Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-së inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”, shkruan më tej në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat