Ambasada e SHBA-ve mbrëmë ka alarmuar për kujdes të shtuar, shkaku sulmet e mundëshme teroriste - Bota Sot
Ambasada e SHBA-ve mbrëmë ka alarmuar për kujdes të shtuar, shkaku sulmet e mundëshme teroriste

Maqedonia

Ambasada e SHBA-ve mbrëmë ka alarmuar për kujdes të shtuar, shkaku sulmet e mundëshme teroriste

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 09:00
Foto

Menjëherë pas komunikatës së MPB-së se struktura radikale të ISIS-it kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut, Ambasada e SHBA-së në Shkup paralajmëroi se është rritur rreziku nga sulmet terroriste. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada amerikane thotë se qytetarët janë caku i terroristëve të ISIS-it.

“ISIS ka për qëllim që t’i sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan që udhëtojnë jashtë shtetit. Terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë metoda më pak të sofistikuara” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së.

“Ekziston rrezik i lartë i sulmeve terroriste të frymëzuar nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa qytetarët e SHBA-së inkurajohen që të jenë të vëmendshëm. Ekstremistët më shumë tentojnë të identifikojnë dhe të sulmojnë “objektivat e mëdha” siç janë qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e adhurimit, shkollat, mitingjet partiake, demonstratat, festat”, shkruan më tej në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...