LSDM: Konventa e OBRM-PDUKM-së është farë, Mickoski vet e ka zgjedhur kandidatin e vet - Bota Sot
LSDM: Konventa e OBRM-PDUKM-së është farë, Mickoski vet e ka zgjedhur kandidatin e vet

Maqedonia

LSDM: Konventa e OBRM-PDUKM-së është farë, Mickoski vet e ka zgjedhur kandidatin e vet

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 11:30
Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se “Konventa e sotme e OBRM-PDUKM-së është farë”.

“Anti-perëndimori Hristijan Mickoski vet ka zgjedhur kandidatin apo kandidaten e tij. Sot është vetëm zyrtarizimi”, thonë nga LSDM.

Këtë, siç thonë nga LSDM, e vërtetojnë edhe informacionet e publikuara te një pjesë e mediave të afërta me opozitën, sipas të cilëve, në konventë numri është përgjysmuar me delegatë që janë zgjedhur personalisht nga Mickoski.

“Mbetet të shihet nëse dikush nga kandidatët do të tërhiqet nga politikat shkatërruese, anti-NATO dhe anti-BE të Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanov”, thonë nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...