OBRM-PDUKM: LSDM po përpiqet ta kopjojë mënyrën e zgjidhjes së kandidatit të OBRM-PDUKM-së, por pa sukses

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM po përpiqet ta kopjojë mënyrën e zgjidhjes së kandidatit të OBRM-PDUKM-së, por pa sukses

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 13:52
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase thuhet se “LSDM po përpiqet ta kopjojë mënyrën e zgjidhjes së kandidatit të OBRM-PDUKM-së”.

“I vetmi kriter është dëgjimi përballë Zoran Zaevi dhe mbështetjen e politikave kriminale dhe anti-shtetërore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

“E dinë se populli ua kthen shpinën dhe se do të jep mbështetje OBRM-PDUKM-së. Populli nuk i mbështet politikat kriminale të Zoran Zaevit, i cili nuk ka kapacitet demokratik dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit solli numër të madh të marrëveshjeve dhe ligjeve të dëmshme”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre qytetarët e shohin dallimin dhe e dinë se kush ka kapacitete demokratike dhe kush po udhëhiqet sipas urdhrave kriminale të liderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat