MPJ e Bullgarisë me apel për qytetarët e vet që qëndrojnë në Maqedoni - Bota Sot
MPJ e Bullgarisë me apel për qytetarët e vet që qëndrojnë në Maqedoni

Maqedonia

MPJ e Bullgarisë me apel për qytetarët e vet që qëndrojnë në Maqedoni

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:25
MPJ e Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i paralajmëroi qytetarët e saj të jenë më të vëmendshëm gjatë qëndrimin në Maqedoni, që kur MPB e Maqedonisë së Veriut dje njoftoi se mund të ketë sulm terroriste të mbështetësve radikal të ISIS-it.

MPB dje njoftoi se në disa vende është kryer kontroll dhe janë konfiskuar mjete dhe pajisje, ndërsa një media tashmë publikoi se janë arrestuar 20 persona.Qendra për shtyp e MPJ-së bullgari njoftoi se në Maqedoni në ditët e ardhshme është rritur rreziku nga sulmet terroriste.

Ndërkaq, dje ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës poashtu njoftuan se ekziston rrezik për sulme terroriste nga ISIS në Maqedoninë e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...