Zaev: Me BDI-në të hënën do të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Zaev: Me BDI-në të hënën do të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:42
Zoran Zaev

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për “Deutsche Welle”, njoftoi se nesër do të ketë takim me partnerët e koalicionit, ndërsa të hënën do të ketë takim me BDI-në për të gjetur kandidat të përbashkët për kryetar shteti.

Ai shton se pas BDI-së, do të ketë takime edhe partitë tjera shqiptare që janë në pushtet dhe opozitë.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët apo disa zgjidhe të përbashkëta për shkak se të gjithë duam të kontribuojmë. Më pastaj, kemi takime edhe me një parti politike shqiptare dhe me dy parti politike shqiptare nga opozita”, tha Zaev.

Sot partia opozitare maqedonase e zgjedh kandidatin e saj për zgjedhjet për kryetar shteti, ndërsa nga LSDM ende nuk është marrë një vendim se cili do të jetë kandidati në zgjedhjet e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat