Mickoski: Shkojmë në fitore të madhe

Maqedonia

Mickoski: Shkojmë në fitore të madhe

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:52
Hristijan Mickoski

Profesoresha Gordana Siljanovska Davkovka është zgjedhur kandidat për kryetar shteti nga OBRM-PDUKM.

Ajo me 408 vota mori mbështetjen e partisë më të madhe maqedonase opozitare.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në rrjetin sociale “Facebook” shkroi “Urime profesoreshë! Shkojmë në fitore të përbashkët, të bashkuar dhe të fuqishëm, për Maqedoninë”.

Ndërkaq kandidati tjetër  Vlladimir Gjorçev tha se ai nuk është i zhgënjyer nga vota dhe se do të mbështes Siljanovskën për të fituar në zgjedhjet presidenciale, për shkak se duhet në OBRM-PDUKM nuk ka armiqësi dhe se LSDM duhet të mposhtet.

Në garë për kandidat për kryetar shteti, përveç Gordana Siljanovskës ishin edhe 8 kandidatë tjerë të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat