Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosën marrëdhënie diplomatike - Bota Sot
Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosën marrëdhënie diplomatike

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosën marrëdhënie diplomatike

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:16
Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Gjeorgjisë, David Ualkaliani

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Gjeorgjisë, David Ualkaliani, sot në margjinat e Konferencës për Siguri të Munihut, kanë nënshkruar Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.

Të dy ministrat, siç kumtoi MPJ-ja kanë shprehur pritje se ky akt paraqet hyrje në hapjen e kapitullit të ri në marrëdhëniet dypalëshe, intensifikim të dialogut politik dhe thellim të bashkëpunimit më të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në takim janë shkëmbyer mendime dhe për tema aktuale me interes rajonal dhe global. Në këtë rast, ministri Zalkaliani ka uruar nënshkrimin e protokollit aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e përshëndeti progresin gjithëpërfshirës të vendit në procesin e integrimeve euroatlantike, duke shfaqur shpresë se edhe Gjeorgjia do arrijë sukses ta kalojë rrugën e njëjtë ndaj realizimit të prioriteteve të jashtme politike.

Në suaza të pjesëmarrjes të deritanishme në Konferencën për Siguri në Munih, ministri Dimitrov ka realizuar takim me Rozmari di Karlo, nënkryetar për çështje politike në KB dhe Karin Knajsell, rë MPJ-së së Austrisë, ndërsa në margjinat e ngjarjes, ka biseduar edhe me homologët e tij të Kroacisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Qipros, Belgjikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...