Zaev-Biden: Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e plotë për sukseset e politikave euroatlantike

Maqedonia

Zaev-Biden: Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e plotë për sukseset e politikave euroatlantike

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Zoran Zaev dhe Joe Biden

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në konferencën e sigurisë në Mynhen sot u takua me ish nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kryeministri Zaev dhe anëtarët e delegacionit në takim, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shprehën falënderimin e tyre për mbështetjen në gjithë procesin se kontestit me Republikën e Greqisë që vinte nga ShBA-të dhe nga përfaqësuesit më të lartë të saj.

Ish nënkryetari i ShBA-ve Biden ka uruar statusin e vendit të ftuar në NATO, dhe ka shprehur gatishmëri ta mbështes ratifikimin e protokollit në Kongresin amerikan, si dhe t’i inkurajoj kuvendet e vendeve tjera anëtare të NATO-s ta bëjnë të njëjtën gjë sa më shpejt.

Biden ka theksuar se suksesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është sukses i politikave të ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev në takim e falënderoi ish nënkryetarin e ShBA-ve, Joe Biden mbështetjen për marrëveshjen e Prespës që ndaloi anëtarësimin tonë në NATO.

Dy bashkëbiseduesit në takim konfirmuan dhe afirmuan perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit mes ShBA-ve dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë fusha me theks të veçantë në çështjet e politikave të përbashkëta të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat