Konevski porosit Mickoskin: Të mbahet përgjegjësi eventuale nëse humben zgjedhjet

Maqedonia

Konevski porosit Mickoskin: Të mbahet përgjegjësi eventuale nëse humben zgjedhjet

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:19
Ish kreu i komunës së Vinicës, Ivica Konevski

Ish kreu i komunës së Vinicës, Ivica Konevski me një letër i është drejtuar liderit të VMRO-së Mickoski nga i cili kërkon përgjegjësi nëse eventualisht nuk do ketë sukses në zgjedhjet presidenciale.

“Mickoski në vend që të meret me pozicionin e tij përmes mediave dhe kolumnistëve të tij akuzon partiakët që nuk janë të të njejtit mendim, të këshilloj që në periudhën në vazhdim të bësh kujdes ndaj anëtarësisë. Shumë herë deri më tani të kam thënë që të tregosh konstruktivitet dhe të bashkosh anëtarësinë sepse është e domosdoshme për VMRO dhe fitoren e saj në zgjedhjet presidenciale, në rast të humbjes së partisë ti si kryetar duhet të mbash përgjegjësi”, ka thënë kështu Konevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat