Deskoska: Transparenca dhe komunikimi direkt me qytetarët arma më e mirë në luftën kundër lajmeve të rreme

Maqedonia

Deskoska: Transparenca dhe komunikimi direkt me qytetarët arma më e mirë në luftën kundër lajmeve të rreme

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:23
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska

 Në suaza të Forumit rajonal për bashkëpunim, “Sfidat e sotme, perspektiva të nesërme: Ballkani në vitin 2030”, i cili mbahet në Republikën e Greqisë, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska kishte fjalim  në sesionin e sotëm “Lufta  kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave – Mbrojtja e demokracisë në erën digjitale”.

Duke folur për situatat në të cilat qytetarët e vendit tonë u gjetën në rolin e emituesve të lajmeve të rreme, siç ishte rasti me adoleshentët  nga Velesi gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, por edhe për situatat në të cilat  qytetarët tanë ishin cak i sulmeve të rreme, siç ishte rasti gjatë fushatës së referendumit  për Marrëveshjen e Prespës, Deskoska  i tregoi hapat e mundshëm për mbrojtje të demokracisë nga lajmet e rreme.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Deskoska ka theksuar se nuk e sheh  zgjidhjen në mbylljen e ueb-portaleve ose cenzurës në internet, por në vendosjen e standardeve etike në punën e mediumeve, por edhe vetë Qeveria.

Sipas ministres, Qeveria e ka përgjegjësinë e saj në luftën kundër lajmeve të rreme: “Sinqeritet, transparencë, informim në kohë dhe transparencë proaktive, komunikim direkt me qytetarët – ajo është arma më e mirë  në luftën kundër  lajmeve të rreme, sepse njëkohësisht e rrit besimin në Qeverinë”.

Fokusimi ndaj konsulemëve  të lajmeve dhe  edukimi i tyre në kohë është puna e dytë e rëndësishme që mund ta bëjmë  që ta zvogëlojmë ndikimin negativ të lajmeve të rreme.

Forumi rajonal për bashkëpunim në Republikën e Greqisë është platformë e cila mundëson  dialog progresiv mes aktorëve kyç nga shoqëria  politike, ekonomike, akademike,  e biznesit dhe qytetare të Ballkanit. Forumi është iniciativë  gjeopolitike rajonale e cila synon drejt zgjidhjes së qetë të kontesteve rajonale dhe përforcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat