Protestë e kultivuesve të mollës në Prespë: Çmimi blerës nuk i mbulon shpenzimet

Maqedonia

Protestë e kultivuesve të mollës në Prespë: Çmimi blerës nuk i mbulon shpenzimet

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:42
Foto nga Protesta

Kultivuesit e mollës nga Prespa sot me protestë paqësore në vendin e quajtur Makazi shprehën revoltën e tyre për çmimin blerës të mollës dhe kërkuan takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev.

Ata kërkojnë zgjatje deri 30 qershor të këtij viti të masës së përkohshme prej tre denarësh për kilogram mollë të blera industriale që ishte e vlefshme deri më 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe pagesën e subvencioneve për hektar për vitin 2018 më së voni deri në mars të këtij viti.

Kryetari i Shoqatës së kultivuesve të frutave në Prespë, Ljube Pampullevski tha se në depo ka më shumë se 50.000 ton mollë.

“Çmimi lerës është pesë deri gjashtë denarë për kilogram mille për klasën e parë dhe nuk i përmbush as shpenzimet prodhuese, që vitin e kaluar ishin rreth 8 denarë”, tha Pampullevski duke shtuar se ka një sasi të mollës në depo.

Kultivuesit e mollës kërkojnë zgjidhje dhe në të ardhmen të mos ketë gjendje të këtilla si dhe garanci bankare. Protesta zgjati dy orë dhe u bllokua rruga nga Makazi drejt Pretorit, ndërsa për pak kohë u bllokua edhe rruga rajonale Manastir-Resnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat