Zbatimi i reformave, Musliu: Duhet shfrytëzuar kohën në maksimum

Maqedonia

Zbatimi i reformave, Musliu: Duhet shfrytëzuar kohën në maksimum

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Albert Musliu

Deri në qershor kur vendi pret raportin e radhës nga KE, fokusi i kuvendit duhet të përqëndrohet në miratimin dhe implementimin e disa zgjidhjeve ligjore që kërkojnë mështetjen e 2/3-ve vlerson analisti politik Albert Musliu. Veç kësaj përmbajtja e raportit do të varet edhe nga puna e gjyqsorit me lëndët e hapura thotë ai.

"Parlamenti akoma nuk është në pushim mundet disa zgjedhje sitemore që duhet t’i bëjnë me 2/3 mundet aty duhet të fokusohen përderi sa nuk është parlamenti në pushim. Pas pushimit të parlamentit duhet të insistohet në implementimin e disa zgjedhjeve ligjore dhe gjithashtu duhet të shohim se si do të shkojë puna me proceset gjyqësore nga se një prej kërkesave për në qershor është edhe përfundimi i proceseve gjyqësore për politikanët të nivelit më të lartë", tha analisti politik Albert Musliu.

Musliu nuk pret që zgjedhjet presidenciale të ngadalsojnë procesin e reformave pasiqë ato dallojnë nga zgjedhjet parlamentare. Sipas tij në raportin e KE-së ndikim  do të ketë edhe zgjidhja e kontestit disavjeçarë me Greqinë.

"Unë besoj se zgjedhjet presidenciale nuk e preukupojnë edhe jetën politike aq shum sa që e bëjnë ato parlamentare kështuqë realisht nuk shoh ndonjë pengesë që të përmbushen të gjitha kërkesat e UE-së me qëllim që të marrim datë për fillimin e negociatave. Të mos harrojmë shum influencë shum ndikim aty do të ketë vetë fakti i përfundimit të negociatave me Greqinë dhe përfundimi i ndryshimeve kushtetuese", tha Musliu.  

Lidhur me veprimin e opozitës Musliu thotë se mazhoranca nuk duhet t’i jepë mundësi që të frenojë procesin e reformave. Shumica  duhet ta bëjë punën e vet dhe më pas opozita nuk do të ketë mekanizma me të cilën do ta bllokojë procesin thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat