LSDM sot takim me partitë e koalicionit për zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

LSDM sot takim me partitë e koalicionit për zgjedhjet presidenciale

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:29
Komiteti Ekzekutiv i LSDM

Në selinë e LSDM-së sot do të mbahet takimi i parë i partive nga koalicioni udhëhequr nga LSDM ku bashkërisht hyri në garën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.

Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e fundit e autorizoi kryetarin e partisë, sekretarin dhe sekretarin organizativ, të bëj konsultime me partnerët e koalicionit si dhe me partitë tjera kuvendare rreth mundësisë për kandidat konsesual për president, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këto ditë është parashikuar që konsultime të vazhdojnë me partitë që janë pjesë e koalicionit qeveritar, por edhe me parti tjera”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së.

Nesër pritet që Zoran Zaev të ketë takim me BDI në rreth kandidati presidencial, ndërsa partia opozitare maqedonase tashmë zyrtarizoi kandidaten Gordana Siljanovska Davkova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat