Ditarët elektronik, jashtë funskionit

Maqedonia

Ditarët elektronik, jashtë funskionit

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:39
Arbër Ademi, ministër I Arsimit

Ditarët elektronik ose ndryshe të njohur si e-ditarët, këtë vit shkollor aspak nuk kanë funksionuar në shkollat fillore dhe ato të mesme. Sipas sqarimeve të ministrisë së Arsimit, kjo ka ndodhur për shkak të disa çështjeve teknike me sisitemin EMIS që mundëson  mbledhjen , përpunimin dhe verifikimin e të dhënave të cilat janë të rëndësishme për procesin arsimor në vend. Mirëpo, mosfunksionimi I e-ditarëve është mirëpritur nga mësimdhënsit të cilët madje kërkojnë që ky projekt të anulohet për shkak se siç thonë ata është humbje kohe dhe punë administrative.

Ditari elektronik prej fillimit të vitit nuk funksionon dhe sipas mendimit tim është mir që nuk funksionon për shkak se ne si arsimtarë duhet më shumë të përkushtohemi për orën mëismore, te jemi më fleksibil, të jemi më të dispoueshëm në orë pranë nxënësve, jo të merremi me punë administrative ose me punë të cilat edhe në ditarin e rëndomtë ose klasik I shënojmë të gjitha njësoj”. – theksoi Regaip Mustafa, mësues.

Mësuesja Ema Demiroviç vlerëson se projekti me e-ditarët nuk dha rezulatet e pritura. Siç sqaron ajo aspak nuk është rritur interesimi I prindërve për suksesin e fëmijëve, posaçërisht për ata më sukses të dobët.

Ata që janë prindër të përgjegjshëm vijnë në shkollë, në mbledhjet e rregullta që ta ndjekin suksesin e fëmijëve të tyre. Kishte prindër që edhe pse shihnin suksesin e dobët të nxënësve në ditarin elektronik dhe sërish nuk kishim reagim me kohë prej tyre. Mendimi im më I sinqertë është dhe pyes veten nëse dikush e kontrollonte atë për shkak se edhe ai që e punonte me rregull ditarin elektronik dhe ai që nuk e punonte me rregull ishte e njejtë”. – u shpreh Ema Demiroviç, mësuese

Nga Ministria e Arsimit paralajmërojnë mësimdhënsit e ciklit fillor dhe të mesëm se e-ditarër sërish do të vihen në funksion nga java që vjen. Mirëpo nga ky institucion s’kanë përgjigje konkrete nëse mësuesit do të duhet ti plotësojnë e-ditarët edhe për ditët kur sisitemi nuk funksiononte.

Deri në fund të javës besoj se të njejtat do të funksionojnë dhe do të duhet që të plotësohen apo të përmbushen disa të dhëna minimale të nevojshme, me të cilat të dhëna duhet të disponojë edhe Ministria e Arsimit dhe Shekncës”  -tha Arbër Ademi, ministër I Arsimit.

Pervec shkollave fillore dhe të mesme, për ditarët elektronik vërejtje të mëdha kanë shprehur edhe punonjësit në çerdhe. Shumë prej edukatorëve thanë mbrapa kamerës së Alsat se mosha e fëmijëve në çerdhe kërkon më shumë kujdes dhe vëmendje, ndërsa e njejta nuk duhet shpenzuar për punë administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat