Fillon gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së - Bota Sot
Fillon gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Fillon gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 08:31
Foto

Në këtë lëndë akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti, Ilija Dimovski, Lleko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska, e cila vitin e kaluar e pranoj fajin dhe mori dënim me kusht.

Nga PSP pretendojnë se të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë fituar të paktën 4.6 milionë euro para të gatshme, dhe më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogaritë e partisë përmes emrave të ndryshëm. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare dhe pastrim parash.

Rasti do të gjykohet nga këshilli gjyqësor i kryesuar nga Osman Shabani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...