Ahmeti: Opozita shqiptare refuzoi që të dalim me një kandidat të përbashkët shqiptarë

Maqedonia

Ahmeti: Opozita shqiptare refuzoi që të dalim me një kandidat të përbashkët shqiptarë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 08:50
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

Gjatë intervistës së drejtpërdrejt për RTK me rastin e 11 vjetorit te pavarësisë, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në vend duke theksuar që ai ia shtroi dorën e bashkëpunimit opozitës shqiptare për një kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare, refuzuan.

“Tani, unë e zgjata dorën, por partitë politike shqiptare dolën me qëndrime mjaft ofenduese dhe dorën e zgjatur nuk e pranuan, kështu që më vjen keq për këtë. Ditën e hënë do të ketë takim mes partnerëve të koalicionit. Ne qëndrojmë parimit tonë për kryetar të shtetit me një marrëveshje mes palëve që kanë legjitimitet, pra asaj shqiptare dhe asaj maqedonase. Ka vullnet që të arrihet një marrëveshje por kjo do të varet kryesisht mes palëve që do të takohen ditën e hënë,” potencoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat