Bullgaria të mërkurën do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqenodisë në NATO

Maqedonia

Bullgaria të mërkurën do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqenodisë në NATO

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Bullgaria-Maqedonia

Kuvendi i Bullgarisë të mërkurën në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pritet që në ratifikimin e protokollit të merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes më 15 shkurt e miratoi protokollin dhe u rekomandoi deputetëve ta miratojnë, transmeton Brgens.

Kryetari i Komisionit, gjenerali Konstadin Popov deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim nga Bullgaria në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO së pari e ratifikoi Greqia, dhe deri tani e kanë ratifikuar Shqipëria dhe Sllovenia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat