Një tren udhëtarësh doli nga binarët në Llakavicë të Gostivarit, nuk ka të lënduar

Maqedonia

Një tren udhëtarësh doli nga binarët në Llakavicë të Gostivarit, nuk ka të lënduar

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 09:38
Treni

Për shkak të shembjes së dheut në hekurudhën në Llakavicë sot në mëngjes nga binarët ka dalë një tren udhëtarësh i cili lëvizë në relacionin Kërçovë – Shkup, por nuk ka udhëtarë dhe personel të lënduar, deklaruan për MIA-n nga HM Transport Sh.A. Shkup.

Sipas procedurës standarde, në vendin e ngjarjes është nisur një ekip dhe një tren ndihmës me të cilin duhet të kthehet garnitura e binarëve me ç’rast edhe do të përcaktohet dëmtimi i binarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat