Emri i ri i shtetit vendoset edhe në vendkalimin kufitar në Dellçevë

Maqedonia

Emri i ri i shtetit vendoset edhe në vendkalimin kufitar në Dellçevë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Vendkalimi kufitar në Dellçevë

Emri i ri i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë është vendosur edhe në tabelat e komunikacionit në afërsi të vendkalimit kufitar në Dellçevë nga ana e Maqedonisë. Tabelat siç informuan kompetentët, janë vendosur në pajtim me marrëveshjen e Prespës me Republikës e Greqisë. Sa u përket tabelave në vendkalimin kufitar “Stanke Lisiçkovo” nga ana bullgare, ata janë ende me emrin Republika e Maqedonisë.

“Ende punohet në gjetjen e mënyrës si do të bëhet zëvendësimi i tabelave me emrin e ri të vendit tuaj. Nëse zëvendësimi do të parashikojë edhe tabela tërësisht të reja apo mbi ato ekzistueset do të vendoset emri i ri, do të dihet deri në fund të javës”, thuhet në kumtesën e shërbimit kufitar bullgar.

Dellçeva gjendet 25 kilometra nga Bullgaria e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo ditë në këtë vendkalim kufitarë kalojnë 150 automjete transportuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat