Hetimi i aksidentit tragjik: PTHP-ja sot ka marrë në pyetje dëshmitarët e rastit

Maqedonia

Hetimi i aksidentit tragjik: PTHP-ja sot ka marrë në pyetje dëshmitarët e rastit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:38
Prokurorinë Themelore Publike PTHP

Për verifikim të shkaqeve të aksidentit tragjik në Llaskarcë, në Prokurorinë Themelore Publike PTHP) sot është mbajtur takim pune me përfaqësuesit e prokurorisë, Ministrisë për Punë të Brendshme, Birosë për Ekspertizë Gjyqësore, Fakultetit të Makinerisë në Shkup dhe Institutit për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Mjekësi Deontologjie, transmeton Potalb.mk.

Siç njoftuan nga PTHP-ja, sot janë marrë në pyetje dëshmitarët e rastit, e kurse gjatë javës pritet të dëshmojë edhe vozitësi i autobusit të aksidentuar.

“Prokuroria sot ka filluar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të rastit, kurse gjatë javës, dëshminë para prokurorit përgjegjës do ta japë edhe vozitësi i autobusit”, thanë nga PTHP-ja.

Siç thuhet në njoftimin e  PTHP-së, nga Ministria e Punëve të Brendshme, deri te Prokuroria janë dorëzuar skicat, foto dokumentacioni dhe rrëfime të shkruara, në lidhje me aksidentin, kurse gjatë ditës do të kryhet edhe inspektim në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht, siç njoftojnë më tej nga Prokuroria, duke vepruar në bazë të informimit të parë të MPB-së, të dorëzuar të premten, Prokuroria të njëjtën ditë ka përgatitur urdhër për sigurim të dëshmive të shkruara të tjera nga personi juridik “Durmo Turs” – pronar i autobusit, si dhe nga Ministra e Transportit dhe Lidhjeve dhe e Punëve të Brendshme.

Institutit për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Mjekësi Deontologjie u janë dorëzuar urdhëresat e obduksionit e të gjithë personave që kanë ndërruar jetë, kurse nga institucionet shëndetësore është kërkuar dokumentacioni shëndetësor i kompletuar i të lënduarve. Janë kërkuar listingjet e telefonit mobil të vozitësit, kurse për telefonin është përgatitur ekspertizë, me qëllim që të verifikohet se në momentin kritik, a ka përdorur lidhje komunikuese të atij telefoni.

Deri te Fakulteti i Makinerisë në Shkup, është dorëzuar urdhër për ekspertizë për kontrollin teknik të autobusit në momentin e fatkeqësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat