Janushev: Ky është persekutim politik kundër VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Janushev: Ky është persekutim politik kundër VMRO-DPMNE-së

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev

Pas seancës gjyqësore për rastin e PSP-së “Talir”, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev tha se bëhet fjalë për persekutim politik kundër partisë së tij.

“Qartë dhe pa hamendje tregohet fakti se i gjithë ky proces politik është në fakt ndjekje politike drejtë partisë më të madhe në Republikën e Maqedonisë”, tha Janushev.

Në gjykim nuk ishte prezent deputeti Ilija Dimovski. Ai më 13 shkurt me një letër kishte njoftuar gjykatën se prej më 17 deri më 21 shkurt do të jetë në Bruksel në komitetet e Asamblesë kuvendore të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat