Takimi Zaev:Gabriel: Përkrahje e plotë për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia

Takimi Zaev:Gabriel: Përkrahje e plotë për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Maria Gabriel dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i mbështetur nga delegacioni në të cilin ishte ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski, sot, në qeveri u takua me komisaren evropiane Maria Gabriel, e mbështetur nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian të Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar dhe bashkëpunëtoret e tij.

Kryeministri Zaev duke i dëshiruar mirëseardhje, e falënderoi atë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë në marrëdhënie të integrimeve në Bashkimin Evropian, si dhe për angazhimin e saj për avancimin e Agjendës Digjitale në kuadër të Bashkimit Evropian dhe për përpjekjet për hapjen e mundësive për Ballkanin Perëndimor për qasje deri në këtë fushë të bashkëpunimit.

“Në rrugën e arritjes së qëllimeve tona strategjike, anëtarësimi në NATO dhe sigurimi i fillimit të negociatave me BE-së, krejtësisht jemi të përgatitur në mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, këtë e dëshmojnë marrëveshjet për bashkëpunim me Bullgarinë dhe Greqinë dhe jemi të bindur se kjo do ta hapë rrugën për bashkëpunim më të përafërt dhe gjithëpërfshirës në rajon”, tha kryeministri Zaev.

Në takim është biseduar për rëndësinë e lidhjes dhe sigurimin e qasjes deri në tregun më të gjerë të vetëm digjital dhe integrim.

Është vlerësuar pozitivisht edhe organizimi i Samitit të parë digjital, që vendi ynë e organizoi vitin e kaluar. Në takim është shprehur mbështetja për marrjen e masave në të gjitha fushat e ekonomisë, të cilat sjellin dobi konkrete për të gjitha kompanitë dhe qytetarët.

Eurokomisarja Gabriel tha se ndjehet e lumtur që ka mundësinë që kryeministrit Zaev t’ia urojë implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës, të cilën, siç theksoi, e vlerësoi si sinjal të fortë për përgatitjen e Maqedonisë së Veriut për integrime në Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht, ajo ia uroi kryeministrit Zaev edhe çmimin që e fitoi së bashku me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Konferencën e Sigurisë në Munih, që u është ndarë për kontributin e tyre për paqe dhe stabilitet në botë, duke u vlerësuar si porosi e fortë për qytetarët e gjithë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat