Priebe: Vëmendja duhet të jetë në sundimin e së drejtës dhe sistemit gjyqësor

Maqedonia

Priebe: Vëmendja duhet të jetë në sundimin e së drejtës dhe sistemit gjyqësor

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Reinhard Priebe

Grupi i ekspertëve gjithmonë u përpoq të ishte objektiv dhe neutral, raportet e tij nuk ishin të drejtuara kundër një opsioni të caktuar politik dhe për të mirën e një tjetri, ata u përqendruan në problemet, e jo në politikanët, partitë, mbajtësit e pushtetit në një moment të caktuar, ndërsa vëmendja duhet të vendoset në sundimin e ligjit dhe sistemin gjyqësor, i cili do të funksionojë në interes të drejtësisë.

Këtë sot e tha Reinhard Priebe, i cili ishte pjesë e një grupi ekspertësh prej pesë anëtarësh, në bazë të raporteve të së cilave u ndërtuan themelet e reformave që po zbatohen në vend pas krizës dhe skandalit përgjimeve.

“Ka punuar një ekip prej pesë ekspertësh dhe shpresoj se këto raporte ndihmuan për të sqaruar situatën dhe për të marrë vendimet e duhura. Tani, vëmendja e BE-së është në reformat gjyqësore, të gjitha këto përpjekje synojnë të ndihmojnë vendin në sundimin e ligjit dhe, në veçanti, gjyqësinë në themelet e shëndosha. Ky proces reformash është i pari në interes të vendit tuaj dhe nuk duhet të shihet si diçka që duhet të kënaqë BE-në”, tha Priebe.

Ai kujtoi se është bërë përparim dhe për momentin duhet të tejkalohen ndarjet politike në vend me konsensus sepse është e nevojshme që të bëhet progres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat