Lideri i LSDM-së, Zaev: Dua të takohem edhe me Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin

Maqedonia

Lideri i LSDM-së, Zaev: Dua të takohem edhe me Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:17
 Zoran Zaev

Lideri i Lidhjes Sociale Demokrate e Maqedonisë dhe udhëheqësi i koalicionit qeveritar, Zoran Zaev sot ka deklaruar, se përveç me liderët e koalicionit, dëshiron të takohet edhe me liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.

Siç deklaroi më tej Zaevi, qëllimi i takimeve është që të gjendet një kandidat konsesual, para se gjithash për qytetarët e përkatësive politike të ndryshme.

“I pari është BDI, pastaj vazhdojmë me Besën e Afrim Gashit, pastaj me zotërinë Menduh Thaçi. Unë do të bëj përpjekje dhe dua që të shihem edhe me zotërinë Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët, dhe Bilall Kasami që të mund të bisedojmë. Është e vlefshme që të gjithë të qëndrojmë prapa një kandidati të përbashkët, i cili është i vyeshëm, para se gjitha për të gjithë qytetarët. Flas për qytetarë nga përkatësi politike të ndryshme”, tha Zaev.

Kjo deklaratë e Zaevit vjen para takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti që i zhvillua në Klubin e Deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat