Takimi Zaev – Ahmeti, janë shkëmbyer emrat e pesë kanidatëve konsesual presidencial - Bota Sot
Takimi Zaev – Ahmeti, janë shkëmbyer emrat e pesë kanidatëve konsesual presidencial

Maqedonia

Takimi Zaev – Ahmeti, janë shkëmbyer emrat e pesë kanidatëve konsesual presidencial

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:19
Zoran Zaev

Në Klubin e Deputetëve ka mbaruar takimi ndërmjet liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Lideri Zaev ka deklaruar se gjatë takimit janë shkëmbyer emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial, siç tha ai, favorit edhe për popullatën sipas anketave të fundit. Ai refuzoi të tregojë emra.

“Kemi shkëmbyer emrat e pesë kandidatëve konsesual presidencial. Më vjen mirë që edhe qytetarët shqiptarë, turk, vllahë i japin përkrahje një numri më të madh të kandidatëve që i kemi intervistuar, përfshirë edhe Dimitrovin. Anketat thonë, ata janë më të njohurit për popullatën. Ne kemi ndarë emra, e dini e si kandidatë kemi pasur shqiptarë, maqedonas”, tha Zaev.

Duke sqaruar më tej, ai tha se për vendimin e kandidatit të përbashkët do të vendosin organet e partisë, procedurë kjo që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, kurse gjatë javës tjetër do të publikohen emrat.

“Tash duhet të vendosim se vlen ose jo një kandidatë të përbashkët, kurse emri do të bëhet i ditur javën ardhshme”, tha Zaev.

Zaev edhe një herë ka hedhur poshtë mundësinë për kandidim në zgjedhje presidenciale.

“Unë jam ekonomist, dhe dua të mbeten në realizimin e investimeve ekonomike, dhe dua të mbetem në premtimet e mija, për dobinë e qytetarëve”, tha Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...