Angjushev: Ka para për blerjen e rezervave të naftës

Maqedonia

Angjushev: Ka para për blerjen e rezervave të naftës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:55
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev

Ka para për blerjen e rezervave të naftës dhe derivateve të naftës. Sipas atyre mjeteve që ka Drejtoria për rezerva, absolutisht jemi më të mirët në rajon, ndërsa mendoj se jemi shumë afër marrëveshjes për çmimet me kompanitë, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Angjushev tha se për shumë vjet më herët nuk është paguar për rezervat e derivateve të naftës.

“Para dhjetë ditëve kemi realizuar takim me kompanitë e sektorit të naftës ku ka marrë pjesë edhe kryeministri. Kemi ofruar një çmim të caktuar. Mendoj se jemi afër t[ë gjetjes së një zgjidhjeje me kompanitë”, tha Angjushev.

Ai vlerësoi se është bërë një përparim i dukshëm në fushën e energjetikës me miratimin e Ligjit.

“Nëse e lexoni mirë deklaratën e Janez Kopaç dhe deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Shoqërisë së Energjetikës, do të shihni shumë fjalë lavdëruese për Qeverinë, se ajo në një farë mënyre është lider në fushën e energjetikës dhe në reformat në rajon. Ajo çka duhet të bëhet është që të zgjidhet problemi me rezervat e naftës të shtetit në rezervat me kompanitë private”, tha Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat