VMRO-DPMNE: Kontrolli Teknik i Durmo Turs ka pasur ndalesë për punë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Kontrolli Teknik i Durmo Turs ka pasur ndalesë për punë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Partia opozitare VMRO-DPMNE

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka kërkuar përgjegjësi nga Ministri i Punëve të Mbrendshëm, Oliver Spasovski për rastin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetëm 15 persona.

Nga VMRO-DPMNE në pres konferencën e mbajtur sot ka thënë se ka lëshime në lejen e punës së kontrollit teknik i cili po ashtu është prone e Durmo Turs-it.

“Stacioni për kontroll teknik, auto moto lidhja Gostivar ka pasur ndalesë për të kryer kontrolle teknike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo menjëherë pas disa ditëve është kryer kontroll i ri dhe vendimi për ndalesë është shfuqizuar” thonë nga VMRO –DPMNE.

Nga partia opozitare kërkojnë përgjigje nga ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat