Strugë, pamje dëshpëruese nga kallami i djegur

Maqedonia

Strugë, pamje dëshpëruese nga kallami i djegur

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:42
Strugë

Një pamje dëshpëruese nga kallami i djegur dhe i shkatërruar në Liqenin e Ohrit, nga Struga, deri në fshatin Kalishtë që këto ditë u dogj disa herë. Institucionet nuk reaguan, ndërsa organizatat civile dyshojnë se pas kësaj përpjekje ka një qëllim tjetër.

Ata thonë se ashtu siç afrohet sezoni i ndërtimit dhe stina e verës, vjen deri te shkatërrimi i rripit të kallamit. Vitin e kaluar pothuajse në periudhë e njëjtë ka pasur aktivitete të ngjashme.

Përvoja jonë është se djegia e kallamishteve është në të vërtetë përgatitje për kryerjen e disa aktiviteteve të tjera. Ndoshta paraqitje e objekteve të paligjshme, ndërtimin e disa auto kampeve. Ndërtimi i plazheve, ose disa aktivitete të tjera që mund të ndodhin në të ardhmen.

Por patrullat tona me monitorim të rregullt do të na informojnë, për çdo çrregullim dhe brenda kompetencave tona do të ndërhyjmë dhe do ti alarmojmë institucionet kompetente “. theksoi Marjan Glavinçeski, Skuadra skaute Kërste Jon Struga

Nga kjo organizatë që punon në mbrojtjen, monitorimin dhe menaxhimin e rripit të kallamishteve, janë të revoltuar, sepse vitet e fundit është treguar se institucionet, si ato shtetërore ashtu edhe ato lokale, nuk ishin të interesuara për ta zgjidhur këtë problem. Struganët kanë pikëpamje të ndryshme.

Tani, këtu vendin do ta mbushin me gurë, me argjinaturë dhe do të bëjnë plazh ose ndonjë objekt hotel. Kjo është 100% e paramenduar. Tani është ndezur me qëllim nga dikush, dhe me qëllim ekonomik “.

Unë jam në Strugë për më shumë se 50 vjet. Kështu keq kurrë nuk ka qenë. Gjithkush bën atë që do”.- theksuan qytetarët e intervistuar

Në vitet e fundit, aktivistët civilë thonë se hapësira të mëdha të kallamishteve u shkatërruan në të gjithë bregun e Ohrit dhe Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat