MPB: Shpërbëhet një grup i organizuar për tregti të paligjshme me armë

Maqedonia

MPB: Shpërbëhet një grup i organizuar për tregti të paligjshme me armë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:35
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në një aksion të koordinuar të policisë është shpërbërë një grup kriminelësh i përfshirë në tregti me armë. Siç njoftojnë nga MPB, grupi është përbërë nga persona nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova.

Pas urdhërit gjyqësor janë kontrolluar gjithsej 13 lokacione, ku janë arrestuar F.A (39), B.A. (34), N.M (63), F.J. (32), A.A. (29), S.N. (48), B.M. (25) të gjithë nga Shkupi dhe Xh.R (36) nga Tetova dhe S.I. (47) nga Kumanova.

“Nga masat e ndërmarra operative-taktike, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pushkë gjuetie, 16 pistoleta, municion i kalibrit të ndryshëm, telefona celular dhe SIM kartela”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se në aksion kanë marrë pjesë edhe nga Byroja për Siguri Publike dhe Prokuroria Themelore Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat