FSSH rrit kuotat për ilaçet për shkak të gripit dhe fruthit në Maqedoni

Maqedonia

FSSH rrit kuotat për ilaçet për shkak të gripit dhe fruthit në Maqedoni

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:54
Foto Ilustrim

Fondi për sigurim shëndetësor në Maqedoni ka sjellur vendim për rritje lineare të kuotave edhe për 12 mijë denarë shtesë për çdo institucion shëndetësor – (barnatore), përveç për barnatoret që kanë pasur kuotë maksimale prej 650 mijë denarëve për muajin shkurt.

“Me këtë mas shtesë, Fondi siguron shumë shtesë prej mbi 9 milionë eurove për muajin shkurt 2019, me çka do të kontribuojë për qasje tek ilaçet me recetë për personat e siguruara gjatë këtij muaji. Arsyet për këtë masë shtesë janë gripi sezonale, shpallja e epidemisë së fruthit, si dhe shfrytëzimi i kuotës për muajin shkurt”, thonë nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Ata shtojnë se kjo rritje lineare do të vlejë vetëm për muajin shkurt të këtij vitit.

“Fondi vazhdon me kujdes të ndjek gjendjen e qasjes tek ilaçet me recetë në barnatore, me qëllim që personat e siguruar të marrin në kohë ilaçe cilësore”, thonë nga Fondi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat