Eurokomisarja Gabriel: Maqedonia të përfshihet në agjendën digjitale të BE-së

Maqedonia

Eurokomisarja Gabriel: Maqedonia të përfshihet në agjendën digjitale të BE-së

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 19:16
Mariya Gabriel

Eurokomisarja Mariya Gabriel tregoi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian, për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gabriell e cila po qëndron për vizitë pune në Shkup si pjesë e turneut rajonal, u shpreh se Maqedonia e Veriut duhet që gjithashtu të kyçet në Agjendën digjitale të BE-së.

“Unë do të doja të them se mund të konsideroni mbështetjen e Komisionit Evropian, por në të njëjtën kohë do doja të them se vazhdojmë të llogarisim angazhimin tuaj shumë dinamik dhe besoj që kjo është mënyra më e mirë, pasi që me një dialog të rregullt por edhe me rezultate të rregullta rezultat, është mënyra më e mirë për t’i bindur qytetarët”, tha Mariya Gabriel.

Eurokomisrja Gabriel e shoqëruar nga kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, në takimin e përbashkët diskutuan edhe për mundësinë e uljes së roamingut mes vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mundësinë që për disa vite roamingu të hiqet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat